Ka përfunduar konferenca për media e zyrtarizimit të Alain Giresse si përzgjedhësi i ri i Kosovës.
Pas shkarkimit të Challandes në tetor, FFK në krye me Agim Ademin postin e selektorit ia kanë besuar teknikut francez.
Në konferencë për shtyp, Giresse fillimisht zbuloi se e njeh mirë Kosovën qysh nga koha e të ndjerit, Fadil Vokrri.
“Deshta t’iu përshëndes të gjithëve në konferencën e parë që kam me mediat e Kosovës. Pra sot po zyrtarizohet detyra ime si selektor i Kosovës. Të flasim për si kam mbërri këtu, si u arrit marrëveshja, që unë të jem këtu. Sigurisht, ka rrethana të ndryshme. Ne jetë kemi të gjithë të kaluarën tonë, në kaluarën time kam miq të Kosovës. E njoh kryetarin e FFK-së dhe para disa viteve në një vizitë, kryetari nuk ka qenë atëherë në atë pozitë, ishte Fadil Vokrri.
Kam pas lidhje shumë të forta, sigurisht në Francë kum ka dëgju për vdekjen e tij jam prekur shumë, që të vazhdoj me lidhjen time për Kosovën”.“Domethënë kemi bërë një lojë miqësore mes Senegalit dhe Kosovës, në atë kohë ekipi kombëtar nuk ka qenë ky dhe në Senegal me kanë pyetur kundër kujt do luajmë dhe i kam pas thënë që e njoh mirë vendin. Nëse iu tregojë këto gjëra, por dua të tregoj që kam pasur kënaqësi për këtë kontakt dhe sigurisht me kanë befasu pritjet e tij (Ademit), sigurisht u pajtuam edhe me kërkesat. Kam drejtuar Kombëtare tjera, njoh punën shumë mirë dhe e di që çdo vend pret për selektorit të tij”.
“Çka më pëlqen mua është puna e selektorit. Një seleksion është një ekip, nuk luajnë në përditshmëri bashkë. Duhet të krijohet një ekip megjithatë, me potencial që ekzistojnë, puna që është bërë paraprakisht, jam këtu për më përparu, me lojtarë që punojnë jashtë vendit dhe për çdo herë ngritën me klubet e tyre. Nëse dëshiron parametrave të Kosovës, sigurisht lojtarët që kanë teknik të lojës, sigurisht që është diçka që më pëlqen, më pëlqen stili i lojës së lojtarëve të Kosovës. Mandej, për ekip është më rëndësi me gjet bilancin, rigoroziteti dhe teknikës, mes mentalitetit dhe gjendjes shpirtërore për lojë të mirë”, deklaroi fillimisht ai.
Tekniku francez shpjegoi edhe synimet që kërkon t’i arrijë te Kombëtarja e Kosovës. Ai theksoi se dëshiron një lojë të mirë dhe që lojtarët të japin maksimumin.“Kur i kam thënë që Kosova nuk është më e dobët, sigurisht nuk ka qenë e njohur në atë kohë. Ka qenë shumë të rralla që i ka lojë e Kosovës, ka pas potencial dhe perspektivë.
Edhe për atë arsye jam këtu, kjo është baza. Për me ja sjellë një dimension ekipit që të garojë, synimi është të formojë ekip që të jep rezultate më të mira. Gjithmonë me pas parasysh një bazë të ekipit që të ngritët deri në standardet më të larta, edhe sigurisht elementi kryesor është të mos kemi kompleks që të arrijmë synimet tona”.
Giresse deklaroi se nuk dëshiron të vendos ndonjë kufij që synon të arrijë me Kosovën. “Lojtarët luajnë, por trajneri humb. Është çështje ndërkombëtare. Gjithsesi duhet të zhvillojmë potencialin, sigurisht nga anët që i ka një ekip. Domethënë me kriju ekip pa i fiksu vetës një limit. Duhet të kërkohet me një përformancë sa më të mirë në çdo takim.
Në asnjë lojë nuk mundemi me thënë që këtë mundemi ta lejmë, çdo lojë duhet shikuar në të njëjtën mënyrë. Në futboll ka shumë parametra për sukses, domethënë me dhënë më të mirën, duhet të mundohesh sa më shumë për një rezultat të mirë. Nuk mundemi me thënë ku janë kufijtë e Kosovës, duhet të kesh ambicie si në Kosovë, ashtu edhe në çdo vend të Botës. Çdo lojtarë që vjen në seleksion duhet të këtë ambicien e njëjtë. Jemi lojtarë në një klub, por nëse jemi në një ekip ndërkombëtare është diçka ndryshe dhe çdo lojtarë nuk e ka atë kriter që të jetë edhe në ekip dhe të bëjë lojë ndërkombëtare. Kjo është ndryshimi, të këtyre lojtarëve që mund të përfshihen në ekipin ndërkombëtarë të lojës së tyre”.
Giresse foli edhe për Ligën e Kombeve, ku tha se nuk ka fitues, por beson që do t’ia dalin.“Nuk di a ka ndonjë garë kush ka me qenë fitues. Kjo është magjia e futbollit. Në Ligën e Kombeve, nuk mundemi me pas prognozë, nuk mundemi me ditë nëse jemi në grupin e favoritëve, por kjo nuk duhet të na shqetësojë. Loja bëhet në fushë, na gjithsesi duhet të luajmë në maksimum, pa e nënvlerësu ose mbivlerësu kundërshtarin. Pse të mos besojmë në atë mundësi?
Për këtë e thashë nëse nuk kemi ambicie. Gjithçka është e mundur në futboll. Sigurisht duhet të pas infrastrukturën për të pasur nivelin e lartë. Kam vlerësuar implementimin që ekipi kombëtar të gjitha gjërat e nevojshme që të luajmë në mënyrën më të mirë. Kemi shpresë gjithsesi, do bëjmë diçka të mirë”.
Tutje, tekniku francez është pyetur edhe rreth gjërave të reja që do sjellë të Kosova. Giresse deklaroi si i pëlqen të këtë lojë teknike dhe pret ndihmë të madhe nga tifozët, pasi i sheh si tifozi i 12-të.“Nëse themi që do këtë risi, prej asaj që ekziston, unë nuk shikoj mbrapa vetëm tek e ardhmja. Unë dëshiroj që me ekipin të krijojë një ekip të vërtet kolektive, me atë gjendjen shpirtërore. Në çdo lojë që të luftojmë, gjithsesi ka ndeshje të lehtë dhe të vështira, por të jetë shpirti luftarak, duke e mbështet ekipin.
Nuk mundemi me thënë që ka bërë gjithçka, unë dua një ekip bujare, ndërmarrëse, gjithmonë që ka mentalitet, moral. Mandej loja, futbolli është të pjesa teknike, që loja të jetë apo jo e mirë. Me rëndësi që kur ekipi të hyjë, ta ndjejë forcën e saj. Ta këtë ndjesinë që kur të hyjë në terren të jetë e fortë. Gjithsesi që të shohim punën që janë duke bërë lojtarët. Shpresojmë që tifozët të na mbështesin. Tifozi është lojtari i 12-të”
Nuk mungoi edhe pyetja rreth kontratës, me Giresse që pranoi se ka kontratë deri në nëntor të vitit 2023.“Do ta vendosim stafin, edhe stafi sigurisht do punojë. Sa i përket e kam shqyrtu, me duket që gjithçka po funksion siç duhet, duhet ta zbatojmë pjesën teknike. Kontrata ime vazhdon deri në nëntor të 2023, pra deri në fund të kualifikimeve për Euro”.I pyetur për problemet e mbrojtës të Kosova, Giresse u shpreh do ta vëzhgojë secilin sektor, por që është e nevojshme të këtë një mbrojtje të fortë.
“Ka cilësi teknike, qendra e mbrojtjes është e rëndësishme. Ju e keni vlerësu si pikë të dobët, problematike, por do ta shoh dhe ta vlerësojë vetë. Duhet me e shqyrtu komplet ekipin, pra mbrojtja, sulmi. Pastaj lojtarët, sa bashkëpunojnë njëri me tjetrin, nuk mund të shikojë vetëm qendrën. Sa për fillim do shoh në tërësi, pastaj sektor për sektor. Sigurisht, mund t’iu them çfarë pres prej sulmit, qendra kemi krijim dhe sulmi goditjen finale”.
“Sigurisht është më rëndësi, që në ekip të këtë mbrojtje të fortë, por është një ekip kolektiv. Sigurisht, që shikohet i tërë skuadra nga karakteristikat e lojtarëve. Unë besoj që ekipi i Kosovës ka kapacitet për të luajtur mirë, por duhet të mos harrohet edhe rigoroziteti i nevojshëm, por të luajmë mirë që kemi kapacitet, nuk ka nevojë vetëm për lojtarin fizik. Lojtari fizik mund të lëndojë, por teknik ndoshta lëndohet, por me kapacitetin që të bëjë driblime dhe teknikë”.
Giresse foli edhe për prurjet e reja, ku nuk i mbylli derën asnjë lojtari dhe që është i hapur t’i shikojë edhe lojtarët e rinj në moshë.
“Çdo lojtarë është i seleksionushëm. Dera nuk është e mbyllur për askënd, mandej që do jetë zgjedhja e përzgjedhësit, e ekipit dhe përbërjes. Duhet t’i kemi parasysh edhe lojtarët e rinj. Sigurisht është mirë që kemi afërsi me lojtarët e rinj, të kemi njohuri për lojtarët që kanë të ardhme të mirë. Mos të harrojmë lojtarët që janë në Norvegji, edhe pse nuk jetojnë këtu kanë atë mundësi të përzgjidhen. Ka mundësi që të këtë shumë lojtarë, prej parametrave dhe lojës së tyre do t’i përzgjedhim më të mirët. Ka me ndodh për një sektor të këtë shumë lojtarë dhe duhet të bëjmë zgjidhje, por për start çdo lojtar i Kosovës mundet të përzgjidhet”, përfundoi ai.Gjatë konferencës, edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi tha se në 40 oferta, zgjodhën Giresse dhe beson që është opsioni më i përshtatshëm.
“Vendosem për Giresse sepse kemi pas shumë oferta. Mbi 40 oferta që kanë qenë të interesuar sepse Kosova ka mbërri në nivelin e tillë. Kemi zgjedh opsionin më të përshtatshëm në të gjitha aspektet”.“Sigurisht që nuk kemi nevojë. Giresse do jetë bashkëpunues dhe në kontakt me të gjithë seleksionet e tjera, që secili futbollist do konkurrojë për ekipin e parë dhe në vëzhgim të Alain Giresse”.
“Ka qenë pesë kandidatë. Nuk kisha dashtë me fol me emra, sepse jemi ndarë shumë mirë me ta. Në fund ne vendosem që t’ia japim drejtimin Giresse”, përfundoi ai.