ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
ISHP: 125 raste të reja me HIV në 2025, më të prekur meshkujt dhe grupmosha 35-44 vjeç 9 minutes ago
Real Madrid, sa larg mbetet El Clasico, çfarë ka ndodhur me Los Blancos? 9 minutes ago
Zvicër/Mürren, fshati mesjetar i izoluar që tashmë arrihet me teleferikun më të pjerrët në botë 10 minutes ago
Drejtësi apo autoritarizëm procedural? Skandali i Hagës 10 minutes ago
“Mona Lisa” e arteve dekorative/ Veza e rrallë Fabergé e Carit rus del në ankand, pritet të shitet mbi 26 milionë dollarë 13 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Rritet çmimi i naftës, bien tregjet globale të aksioneve pas sulmit të Rusisë

albnews by albnews
24 February, 2022
in Bota, Technologji
0
Rritet çmimi i naftës, bien tregjet globale të aksioneve pas sulmit të Rusisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Çmimet e naftës janë rritur në mbi 100 dollarë për fuçi dhe tregjet globale të aksioneve kanë rënë pas raportimeve për veprim të zgjeruar ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës.

Vendimi rus ka nxitur shqetësimet për luftë të madhe në Evropë, njofton REL. Çmimet e arit dhe jenit japonez – të konsideruara streha të sigurta gjatë pasigurive globale – po ashtu janë rritur më 24 shkurt.

RelatedPosts

Mafia shqiptare në Meksikë: Si i pastronte Hysa paratë e kartelit Sinaloa?

Adoleshentët shqiptarë “dembelë” ushqehen mirë, por 75% bëjnë jetë sedentare

‘The Guardian’: Evropa po humbet me shpejtësi ujin e ëmbël

Çmimet e naftës së papërpunuar kanë arritur në nivele që nuk janë parë nga shtatori i vitit 2014, pas frikës se mund të ketë ndërprerje të furnizimeve nëse sanksionet e Perëndimit prekin eksportet ruse të naftës.

Tregjet e aksioneve në Hong Kong, Sidngej, Mumbai dhe Seul, kanë rënë për më shumë se 3 për qind.

Tregjet në Tokio, Singapor, Tajpej dhe Uellingon kanë rënë më shumë se 2 për qind dhe humbje të mëdha janë raportuar edhe në Shangai, Manila, Xhakarta dhe Bangkok.

Tregjet e aksioneve kanë rënë edhe në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet në Rusi kanë pezulluar të gjitha këmbimet në Moskë.

Rubla ruse është vlerësuar për 9 për qind të enjten, duke nxitur bankën qendrore të Rusisë të intervenojë për të stabilizuar tregun.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë të enjten se Rusia ka nisur pushtimin e vendit të tij.

Në një postim në Twitter, Kuleba ka shkruar se presidenti rus, Vladimir Putin, ka nisur “pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë”.

“Qytetet paqësore të Ukrainës janë nën sulm. Kjo është një luftë agresioni”, ka thënë Kuleba.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, ka thënë se Rusia ka kryer sulme me raketa në infrastrukturën e Ukrainës dhe mbi rojet kufitare.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se ka biseduar me aleatët perëndimorë dhe se u ka bërë thirrje atyre që ta ndihmojnë Ukrainën me mbrojtje dhe financa.

Presidenti rus ka konfirmuar se ka nisur, siç ka thënë, një operacion “special” për “çmilitarizimin” e Ukrainës.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e ka dënuar operacionin, duke e cilësuar atë si një sulm “të paprovokuar dhe të pajustifikuar” ndaj Ukrainës dhe ka shtuar se bota “do ta mbajë Rusinë përgjegjëse”.

Para sulmit në Ukrainë, presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë këtë javë se njeh pavarësinë e dy rajoneve separatiste në Ukrainë si shtete të pavarura.

Ky vendim është dënuar nga Perëndimi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

ISHP: 125 raste të reja me HIV në 2025, më të prekur meshkujt dhe grupmosha 35-44 vjeç

ISHP: 125 raste të reja me HIV në 2025, më të prekur meshkujt dhe grupmosha 35-44 vjeç

1 December, 2025
Real Madrid, sa larg mbetet El Clasico, çfarë ka ndodhur me Los Blancos?

Real Madrid, sa larg mbetet El Clasico, çfarë ka ndodhur me Los Blancos?

1 December, 2025
Zvicër/Mürren, fshati mesjetar i izoluar që tashmë arrihet me teleferikun më të pjerrët në botë

Zvicër/Mürren, fshati mesjetar i izoluar që tashmë arrihet me teleferikun më të pjerrët në botë

1 December, 2025
Drejtësi apo autoritarizëm procedural? Skandali i Hagës

Drejtësi apo autoritarizëm procedural? Skandali i Hagës

1 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result