Një tërmet me intensitet 4,9 ballë Rihter u regjistrua në zonën e detit mes ishujve të Rodit dhe Karpathos në Greqi.
Sipas agjencisë zyrtare greke të lajmeve ANA, epiqendra e tërmetit gjendet 46 kilometra në verilindje të Karpathos dhe rreth 100 kilometra në jugperëndim të Rodit.
Qendra sizmologjike euromesdhetare njoftoi se tronditja u verifikua në një thellësi prej 30 kilometrash./ASTH/