Dy mundësit çeçenë që përfaqësojnë ngjyrat kuqezi në sportin e mundjes, i dhurojnë Shqipërisë medalje ari.
Ata janë Islam Dudaev dhe Zelimkhan Abakarov.
Arritja e shkëlqyer u regjistrua në turneun botëror DanKolov-Nikola, që u zhvillua në Bullgari.
I pari që triumfoi ishte Abakarov.
Abakarov u shpall fitues në stilin e lirë të peshës 61kg.
Presidenti i federatës së mundjes Sahit Prizreni tregon më tepër rreth këtij aktiviteti.
Kjo ishte medalja e dytë në harkun e pak javëve për 29-vjeçarin, i cili në të kaluarën ka përfaqësuar Rusinë.
Medalja e dytë e artë për Shqipërinë u fitua nga Islam Dudaev, në peshën deri në 65 kg.
Po pse shqipëria nuk ka më mundës të nivelit të Prizrenit apo mundësave të tjerë dhe i duhet të përfaqësohet nga sportist të huaj të natyralizuar?
Me këto paraqitje, Abakarov dhe Dudaev do të prezantohen si pretendentë në kampionatin Europian që do të zhvillohet në Hungari në muajin mars.