Avioni më i madh në botë Antonov An-225 është shkatërruar nga ushtria ruse. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.
Avioni i mallrave qëndronte në aeroportin pranë Kievit me të njëjtin emër, “Antonov”, për të cilin u zhvilluan luftime të ashpra një ditë më parë, me dy palët që pretendonin se kishin kontrollin e tij.