Shtetet në mbarë botën kanë reaguar ndaj sulmit rus mbi Ukrainën me sanksione të ashpra. Por Vladimir Putin dhe oligarkët e tij mund të vazhdojnë të mbështeten te Zvicra.
Sipas BILD, ky shtet ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë, asetet ruse nuk janë ngrirë, ndërsa lejohet hyrja në vend.
Kushdo që është në listën e sanksioneve, mund të fluturojë qetësisht drejt Zvicrës dhe të zbrazë llogarinë e tij.
Gazeta BILD se çdo vit, 10 miliardë dollarë përfundojnë në Zvicër, vendin që preferon të bëjë biznes me despotët, oligarkët dhe diktatorët nën flamurin e neutralitetit.
Thuajse një e treta e aseteve ruse jashtë vendit ndodhen në Zvicër. Po ashtu, 80 përqind e tregtisë së komiditeteve ruse kalon nga Zvcicra.
Mbi të gjitha, bankat private janë mjaft popullore për oligarkët e Putinit dhe fitojnë një çmenduri prej tyre.