Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka pasur një telefonatë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski, mëngjesin e së hënës.
Kreu i NATO-s shkruan në profilin e tij zyrtar në Twitter se shumë shpejt aleatët e NATO-s do të ndihmojnë më shumë Ukrainën.
“Sapo fola me presidentin Zelenski dhe e përgëzova atë për trimërinë që ka treguar populli dhe ushtria ukrainase.
Vendet aleate të NATO-s, po e rrisin mbështetjen e tyre me raketa të mbrojtjes ajrore, armë antitank, sikundër edhe me ndihma humanitore dhe financiare”, shkruan Stoltenberg.