Ministria e Mbrojtjes e Britanisë të Madhe ka postuar një përditësim të inteligjencës mbi situatën në Ukrainë.“Pjesa më e madhe e forcave tokësore të Putinit mbeten më shumë se 30 km në veri të Kievit, përparimi i tyre është ngadalësuar nga forcat ukrainase që mbrojnë aeroportin Hostomel, një objektiv kyç i Rusisë që në ditën e parë të konfliktit”.“Luftime të ashpra vazhdojnë rreth Chernihiv dhe Kharkiv, megjithatë të dy qytetet mbeten nën kontrollin e Ukrainës”, shkruan BBC.
“Dështimet logjistike dhe rezistenca e fortë ukrainase vazhdojnë të pengojnë përparimin rus”.“Megjithë përpjekjet e vazhdueshme për të shtypur detajet e konfliktit nga popullata ruse, Forcat e Armatosura Ruse për herë të parë janë detyruar të pranojnë viktimat që kanë pësuar”.