Këto janë pamjet e takimit mes dy delegacioneve, të Rusisë dhe të Ukrainës, për të diskutuar lidhur me luftën që po zhvillohet në territorin ukrainas.
Takimi po zhvillohet në rajonin e Gomel në Bjellorusi pranë kufirit ukrainas. Ukraina kërkon armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqjen e forcave ruse.
Pala ukrainase përfaqësohet me këshilltarin e Presidentit të Ukrainës dhe ministrin e Mbrojtjes. Ndërsa pala ruse me një përfaqësi diplomatesh.
Moska nuk ka bërë të ditura publikisht kërkesat e saj për luftën.