Komisioni Evropian ka nisur një hetim paraprak, për të vërtetuar nëse gjiganti kompjuterik “Google” nuk po abuzon me pozitën e tij mbizotëruese, për të favorizuar shërbimin e tij të kërkimit të punës “Google for Jobs”, në kurriz të konkurrentëve të saj, theksoi KE.
“Në lidhje me ‘Google Jobs’, hetimi ynë paraprak po vazhdon”, deklaroi një zëdhënës i shefit ekzekutiv evropian, pas komenteve të bëra të martën, mbi këtë shërbim, nga komisionerja evropiane për konkurrencën, Margrethe Vestager.
Zëdhënësi nuk pranoi të parashikonte se kur mund të përfundonte hetimi. Nëse rezulton bindës, mund të çojë në hapjen e një “hetimi të plotë”, të një procedurë zyrtare, në fund të së cilës “Google” mund të urdhërohet të paguajë një gjobë./ATSH/