Ukraina është pjesë e Europës, pjesë e jona. Kështu është shprehur kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, ndërsa njoftoi qëndrimin zyrtar të vendit të saj për anëtarësimin e Ukrainës në BE.
“Sot qeveria e Estonisë miratoi qëndrimin e saj zyrtar për të mbështetur aplikimin e Ukrainës për t’u bashkuar me Bashkimin Europian”, shkroi ajo në Twitter.
“Ne duhet të dërgojmë një sinjal të fortë politik. Ukraina është një shtet evropian dhe i përket Europës. Unë do t’u kërkoj udhëheqësve evropianë të shprehin mbështetjen e tyre”, shtoi ajo.
Një ditë më parë Parlamenti Europian rekomandoi dhënien e statusit kandidat të Ukrainës, pas një seance të jashtëzakonshme, ku mori pjesë përmes një video call edhe presidenti ukrainas Zelensky.