Donald Trumpi dërgohet në spital

albnews
By
1 Min Read

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në orët e vona të së premtes është dërguar në spital me helikopter, ende pa u bërë 24 orë prej se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Sipas BBC-së, Trumpi pasi mori një dozë trajtimi, filloi të ndihej i lodhur, por u tha se ishte në disponim të mirë. Raportohet se është shtrirë për trajtim në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake “Walter Reed”, në periferi të Washingtonit.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar gjatë së premtes se Trumpi ka simptoma të lehta të COVID-19. Me COVID-19 është prekur edhe bashkëshortja e tij, Melanie.

Share This Article