SHBA: Ja pse autokolona ruse 64 km e gjatë ka ngecur

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmet e drejtpërdrejta mbi një autokolonë masive ruse jashtë Kievit, së bashku me një urë të shkatërruar në rrugën ku do kalonte karvani, kanë bllokuar forcat ruse 24 kilometra në veri të qytetit, bëri të ditur një zyrtar i lartë i mbrojtjes në SHBA.

Ndërkohë, Ukraina ruan një ‘shumicë të konsiderueshme’ të fuqisë së saj luftarake ajrore’, pasi Rusia nuk është në gjendje të vendosë epërsinë ajrore.

Autokolona, e shtrirë në 64 kilometra rrugë, nuk ka avancuar dukshëm që nga fundjava, tha zyrtari.

 “Ne besojmë me siguri se hedhja në erë e asaj ure nga ukrainasit ka pasur absolutisht një ndikim efikas në ndalimin dhe kufizimin e lëvizjes së asaj kolone. Por ne gjithashtu besojmë se ata e kanë goditur kolonën në vende të tjera, si dhe me sulme të drejtpërdrejta”.

Më herët gjatë kësaj jave, zyrtari tha se çështjet logjistike dhe të mbështetjes kanë kontribuar gjithashtu në përparimin e ngadaltë të kolonës. Por SHBA-të besojnë se forcat ruse në kolonë po rigrupohen dhe po mësojnë nga gabimet e tyre, ndërsa vazhdojnë të përpiqen që të sulmojnë kryeqytetin ukrainas.

Teksa lufta në terren vazhdon, forcat ajrore të Ukrainës kanë ende në dispozicion avionë luftarakë, helikopterë dhe dronë, megjithëse kanë pësuar disa humbje, tha zyrtari. Humbjet janë për shkak të veprimeve ruse dhe mosfunksionimit, shtoi zyrtari.

Share This Article