Arrestohet gazetari spanjoll, ishte spiun i rusëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Agjencia e Sigurisë së Brendshme në Poloni, ka arrestuar një gazetar spanjoll me dyshimin se ishte një spiun rus.

Sipas autoriteteve të ABW, gazetari spanjoll po planifikonte “të shkonte në Ukrainë për të vazhduar aktivitetin e tij”.

Burri, i identifikuar si agjent i agjencisë së inteligjencës ushtarake të Rusisë (GRU), u arrestua në Przemysl -afër kufirit të Polonisë me Ukrainën të dielën mbrëma, tha ABW në një deklaratë. Thuhej se ai ishte me origjinë ruse.

Avokati i tij spanjoll e quajti atë si Pablo Gonzalez, një reporter për disa media spanjolle, duke përfshirë gazetën online Publico dhe stacionin televiziv La Sexta, dhe kërkoi lirimin e tij të menjëhershëm. Të dy mediat e kanë njohur Gonzalezin se ka punuar me ta.

Gruaja e Gonzalez, Oihana Goiriena i tha Reuters se nuk kishte dëgjuar nga burri i saj që kur ai i telefonoi për t’i treguar asaj për arrestimin e tij të hënën.

Share This Article