Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka paraqitur planin e tij se si mundet Vladimir Putin, në Ukrainë.
Ai për këtë ka radhitur 6 pika përmes së cilave, sipas tij, mund të çojnë në përmbushjen e këtij qëllimi.
‘Putini duhet të dështojë dhe duhet ta shohim të dështojë në këtë akt agresioni. Ne duhet të bashkohemi nën një plan veprimi me gjashtë pika për të siguruar që Putini të dështojë në ambiciet e tij. Bota është duke shikuar. Nuk do të jenë historianët ata që do të na gjykojnë, por populli i Ukrainës’.
6 pikat e propozuara nga Johnson:
Mobilizimi i një koalicioni humanitar ndërkombëtar.
Mbështetja e Ukrainës në përpjekjet e saj për të siguruar vetëmbrojtjen e vet.
Rritja e presionit ekonomik mbi regjimin e Putinit.
Parandalimi i zvarritjes së normalizimit të asaj çfarë Rusia po bën në Ukrainë.
Ndjekja e një rruge diplomatike për depërshkallëzim, por vetëm mbi baza të një pjesëmarrje të plotë nga qeveria legjitime e Ukrainës.
Fillimi i një fushate të shpejtë për forcimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë në hapësirën euroatlantike.