Zgjedhjet e pjesshme, PS fiton bashkinë e parë

albnews
By
1 Min Read

Kandidati i Partisë Socialiste, Blerim Shera, do të jetë kryetari i ri i Bashkisë së Vorës, pas zgjedhjeve të pjesshme vendore të mbajtura këtë të diel.

Shera mori në total 7530 vota, duke u renditur i pari në garën me tre kandidatë. Lulzim Vrana, kandidati i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, mori 2589 vota, ndërsa Ymer Marku, i Partisë Demokratike mori vetëm 687 vota.

Renditja e kandidatëve në Bashkinë Vorë

Blerim Shera, PS, 7530 vota

Lulzim Vrana, Shtëpia e Lirisë, 2589 vota

Ymer Marku, PD, 687 vota

Sipas KQZ, 290 votues kanë zgjedhur opsionin për të mos votuar asnjë kandidat në Vorë. Rezultati i kësaj bashkie doli në kohë rekord, për shkak se votimi aty ishte elektronik.

Share This Article