Basha: Nuk kam humbur asnjë garë në jetën time

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Jemi në një situatë anormale për shkak të humbjes së besimit të shqiptarëve te vota. Qëndrimi në shtëpi i 70% të votuesve, është një mesazh shumë i fortë. Ne merrnim sa të donim me individë, të cilët edhe e kanë dëmtuar Partinë Demokratike”.

Kështu u shpreh Lulzim Basha, teksa komentoi rezultatet e zgjedhjeve lokale të 6 marsit, ndërsa shtoi edhe njëherë se PD-ja është dhe mbetet shpresa e shqiptarëve.

“Me ndihmën e krimit të organizuar, askush nuk mund të jetë e ardhmja e vendit. Duhet të lexohet mirë pjesëmarrja 30%. Shqiptarët e kanë humbur besimin te vota, te demokracia. Drejtimi i parë është ai që kemi nisur, i reformës zgjedhore. Reflektimi i dytë është brenda nesh.

Administrata shtetërore është detyruar të marrë pjesë në këto zgjedhje, bandat janë përfshirë po ashtu, ndërsa PD-së u janë mohuar komisionerët. Pjesë e kësaj është edhe sulmi edhe lufta që i është bërë PD-së. Unë jam i vendosur që PD-ja ta kthejë këtë situatë”, u shpreh Basha.

Në fund, ai tha se nuk ka humbur asnjë garë në jetën e tij. “Jam përballur me masakra zgjedhore, por unë nuk kam humbur asnjë garë në jetën time. Lufta ime nuk është për fatin tim personal, por për shqiptarët”, tha Basha.

Share This Article