Shtyhet për në muajin qershor ndeshja eliminatore për Botërorin e Katarit mes Skocisë dhe Ukrainës që ishte parashikuar të luhej më 24 mars në Glasgow.
Organi më i lartë i futbollit botëror, FIFA bën me dije se kishte pranuar kërkesën e bërë nga Federata Ukrainase e Futbollit, javën e shkuar.
Fituesi i kësaj ndeshje që do të luhej në “Hampden Park” do të përballet me Austrinë ose Uellsin për një vend në Kupës së Botës që do të zhvillohet në muajin nëntor në Katar.
Ndërkohë, që kampionati ukrainas i futbollit ka ndalur aktivitetin që kur Rusia nisi sulmin më 24 shkurt.