Në ditën e 7 marsit, Bashkësia Shqiptare Montreal sjell njoftimin për hapjen e shkollës shqipe. Për detaje të hollësishme, njoftimi si më poshtë:
Përshëndetje të dashur bashkatdhetarë,
Së pari, duam të përfitojmë nga rasti t’ju urojmë Gëzuar ditën e mësuesëve!
Së dyti, sot është dita më e mirë për të dhënë një lajmërim shumë të rëndësishëm të cilin e prisnim me padurim që prej fillimit të pandemisë.
Shkolla Shqipe Nënë Tereza do te rihapet nga dita e shtunë 19 Mars, në ambientet e Cégep André-Laurendeau, deri në fund te muajit prill.
Ku: 1111 Rue Lapierre, LaSalle, QC H8N 2J4
Kur: Çdo të shtunë ora 10:00 deri ne 13:00
Si: Gjysma aktivitet ne klasë, dhe gjysma aktivitet fizik, gjithmonë SHQIP!
Tarifa: 5$/seancë për një fëmijë, e paguar për të gjithë simestrin.
Regjistrimet: 514 663 7527 (vetem SMS) ose bashkesiamontreal@gmail.com*
P.S. Prindërit të cilët kishin fëmijët të regjistruar përpara se Shkolla Shqipe të pezullonte aktivitetin do të kontaktohen personalisht për tu pyetur nëse dëshirojne apo kanë mundësi ti regjistrojnë fëmijët përsëri.**
P.P.S. Klasat dhe moshat e tyre do te vendosen sipas pjesëmarrjes.*
Ju mirëpresim me shumë entuziazëm! 🤗
Ju Faleminderit!
Bashkësia Shqiptare Montréal 🇦🇱🇦🇱🇦🇱