Lautaro i krijon iluzione Interit, Liverpool në çerekfinale

albnews
By
1 Min Read
Liverpool përmbushi parashikimet, duke kaluar në çerekfinalet e Champions League, pavarësisht se Interi e mposhti në “Anfield”.

Zikaltërit fituan 1-0 me një gol fantastik të Lautaro Martinezit, i cili shënoi me një goditje perfekte nga jashtë zone, në pjesën e dytë. Por, ky gol vetëm se i krijoi iluzione tifozëve të Interit, pasi dy minuta më pas, Alexis Sanchez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë ekipin me 10 lojtarë.


Fati nuk lejoi “The Reds” të ndëshkonin portierin Handanovic, me Matip që goditi traversën, ndërsa Salah dy herë shtyllën.

Share This Article