ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 7 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 7 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 8 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 8 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Lista me emra e deputetëve të PD/ kush i ka dalë Bashës kundër dhe kush jo

albnews by albnews
9 March, 2022
in Albania
0
Lista me emra e deputetëve të PD/ kush i ka dalë Bashës kundër dhe kush jo
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në gjashtë muaj Lulzim Basha ka arritur një rekord të paparë në çmontimin e partisë që drejton.

RelatedPosts

“Korrupsioni prek të gjitha institucionet”/ Altin Dumani nga Durrësi: Kemi vënë para ligjit edhe kolegë, mbi 70 policë të hetuar! Një gjyqtar në organizatë kriminale

14 krime për 2 vite/ GJKKO kalon për gjykim Laert Haxhiun, Kristi Bixhekun dhe të penduarin, Artan Tafani

Kapen katër grabitësit e varreve Ilire në Selcë

Ai nuk ka humbur vetëm dy palë zgjedhjet e fundit (25 prill dhe lokalet e pjesshme), as vetëm ka përjashtuar Berishën, por ka bërë kundërshtarë plot 25 deputetë.

Ndarja me Sali Berishën përpos atij vetë e divorcoi edhe nga 12 deputetë të tjerë: Luan Baçi; Luçiano Boçi; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici; Sorina Koti; Bujar Leskaj; Flamur Noka; Edmond Spaho; Agron Shehaj; Tritan Shehu dhe Albana Vokshi, Isuf Çela. Afërsisht po kaq (13) i kanë dalë kundër edhe pas humbjes së 6 marsit (poshtë te theksuara me bold emrat e deputetëve që i kanë kërkuar largimin në mbledhjen e kryesisë).

Pra sot nga ata që u zgjodhën deputetë në 25 prill, në PD, kanë dalë nga rreshti dy grupime, ata që janë pro Berishës dhe kundër Bashës dhe të tjerët që i kanë kërkuar këtij të fundit dorëheqjen.

Nga e hëna e këtej është ravijëzuar rrethi i atyre që i kërkojnë largimin.

Në mbledhjen e kryesisë Ferdinand Xhaferri mësohet ti ketë thënë: “Jam me i vjetri dhe me eksperience, s’kam ambicie por përgjegjësi për PD. Berisha s’është zgjidhje dhe e ka mbyll me PD, por ti na ke fyer kur thua skam humbur asnjë garë. Duhet te largohesh si kryetar”.

I ashpër në mbledhje ka qenë edhe Dashnor Sula: “Cila është zgjidhja kryetar? Se kështu mund të na thuash përsëri. Si i jep zgjidhje? Ke përgjegjësi ti dhe ne. Nuk na beson me asnjë kështu” – ka pyetur ai.

Ndërsa Helidon Bushati ia ka plasur në sy: “Duhet zgjedhje përtej egove tona, duhet të ikësh.

Më parë Tomorr Alizoti ka kërkuar largimin e menjëhershëm të Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike, pas rezultateve zhgënjyese të 6 marsit. I ftuar në “Radari Informativ” në ABC, Alizoti i quajti absurde justifikimet e Bashës për të mos u larguar nga PD.

 “U shokova kur dëgjova që tha nuk ka humbur asnjë garë, kjo kalon në kufijtë e çmendurisë. Partia e tij ka dalë e treta. PD historikisht e ka rrezikuar mazhorancën. Unë mendoj se nuk duhet të kalojë asnjë minutë, Basha duhet të tërhiqet’, – tha Alizoti.

Edhe i sapongrituri në rolin e nënkryetarit nga Basha, Agron Gjekmarkaj ka goditur fort duke dhënë personalisht dorëheqjen.

 “Në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, Partia Demokratike pësoi një humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi.

Përtej çdo rrethane kundër nesh, sado të dukshme e turpëruese, ne nuk mund të akuzojmë askënd pos vetes. Çdo justifikim është i papranueshëm! Unë, prej dy muajsh jam njëri prej katër Nënkryetarëve të PD-së dhe jam i gatshëm të mbaj përgjegjësinë time.

Nuk do t’i shmangem asaj për asnjë arsye apo interes që bie në kundërshtim me vullnetin e shoqërisë dhe parimet e mia etike” – deklaroi ai.

Ndërsa Grida Duma, e cila ka ardhur duke e ashpërsuar tepër gjuhën, fajësoi direkt Lulzim Bashën për dështimin e PD- së zgjedhjet e 6 marsit.

 “Është dëshpërues rezultati, në një menyrë apo një tjetër i papritur. Pa diskutim duhet të merren vendime të rëndësishme dhe përgjegjësi duke përfshirë edhe kryetarin e partisë”, – ishte mesazhi i saj.

 “Ditë e tmerrshme”, – e quajti Ervin Salianji rezultatin e PD në zgjedhjet e 6 marsit.

I pyetur nëse Basha duhet të mbajë përgjegjësi për dështimin, Salianji tha: “Pa diskutim”, ndërsa një ditë më pas e goditi shumë fort.

Lista e deputetëve që i kishin mbetur Bashës pas ndarjes me “Foltoren” dhe me të zezë ata që kanë dalë kundër tani

Qarku Berat

Kasëm Mahmutaj

Tomorr Alizoti

Qarku Dibër

Xhelal Mziu       

Kreshnik Çollaku

Dhurata Tyli(çupi)

Qarku Durrës        

Merita Bakiu

Ferdinant Xhaferaj        

Andia Ulliri

Qarku Elbasan

Gazment Bardhi                   

Flutura Açka

Lefter Gështenja

Dashnor Sula

Eugen Isaj

Zheni Gjergji

Qarku Fier

Enkelejd Alibeaj

Eralda Bano(Tase)

Saimir Korreshi

Nustret Avdulla

Ilda Dhori

Qarku Kukës

Flamur Hoxha

Qarku Lezhë

Agron Gjekmarkaj         

Lindita Metaliaj

Kastriot Piroli

Elda Hoti

Qarku Shkodër

Helidon Bushati

Emilja Koliqi

Ramadan Likaj

Greta Bardeli    

Zef Hila

Qarku Vlorë

Ina Zhupa          

Fation Veizaj    

Arbi Agalliu

Qarku Tiranë

Lulzim Basha    

Jorida Tabaku  

Grida Duma      

Orjola Pampuri

Qarku Korçë

Ervin Salianji

Bledjon Nallbati

Seladin Jakupllari

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result