Të përfshirë në trafik droge, 42 urdhër-arreste nga SPAK

albnews
By
1 Min Read

Dhjetëra urdhër-arreste janë lëshuar nga SPAK, për persona të përshirë në trafik droge drejt Italisë.

Vetëm Policia e Vlorës ka vënë në pranga 6 persona si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër gjatë një operacioni për shkatërrimin e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve.

Operacioni u zhvillua në orët e para në zonën e Vlorës dhe Drashovicës, në bazë të urdhër-arresteve të nxjerra nga Prokuroria e Posaçme ndaj këtij grupi.

Pas verifikimeve, rezultoi se një prej personave për të cilët SPAK kishte nxjerrë urdhër-arresti është tashmë në burg.

Ende nuk dihet identiteti i personave të arrestuar, ndërkohë që operacioni i policisë vijon ende në disa qytete të tjera pas SPAK ka nxjerrë 42 urdhër-arresti në total.

Share This Article