Nedim Bajrami është shndërruar në një prej emrave më të lakuar në merkato.
Pas Juventusit, Romës dhe shumë klubeve të tjera në Serinë A, tashmë mesfushori i Shqipërisë ka përfunduar në “radarët” e Milanit. Kuqezinjtë po shqyrtojnë mundësinë që të mbyllin sa më shpejt marrëveshjen me Empolin, për të mposhtur konkurrentët.
Maldini e cilëson Bajramin si përforcim të nevojshëm për skemat e trajnerit Stefano Pioli, duke vlerësuar edhe rendimentin jo të kënaqshëm të Brahim Diaz këtë sezon.
Në ndeshjen Empoli-Milan, Bajrami shënoi një gol spektakolar ndaj kuqezinjve, por që nuk i shërbeu ekipit të tij për të dalë me pikë nga ajo përballje.