Protesta kundër rritjes së çmimeve është tensionuar edhe në ditën e dytë të saj.
Ka pasur përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, madje është dashur edhe ndërhyrja e FNSH-së.
Tensioni nisi pasi rrugët e Tiranës u mbushën me qytetarë, që u bënë thirrje dhe shoferëve që t’iu bashkohen. Ata u zhvendosën te ura e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke u zhvendosur më pas drejt ish-Bllokut dhe pallateve Agimi.