Është publikuar lista me lojtarët e Kombëtares Shqiptare të grumbulluar për ndeshjet kualifikuese të ‘Euro 2020’. Trajneri Edi Reja do të ketë në dispozicion 32 lojtarë për ndeshjet kundër Francës dhe Islandës.
Prurjet e reja janë mesfushori Klaus Gjasula, i cili luan me Paderbom, dhe Liridon Selahi që luan me Twente.
Ndeshja e parë e shtatorit do të luhet në datë 7, kundër kampionëve të botës, ndërsa në datë 10, kuqezinjtë do të presin në shtëpi skuadrën islandeze.
Shqipëria ndodhet në vendin e katërt në grupin H, me 6 pikë të fituara pas katër ndeshjeve.