Rey Manajt i kanë mjaftuar vetëm 6 minuta për të shënuar golin e radhës në Serinë A.
Sulmuesi shqiptar i Spezias e nisi nga stoli ndeshjen ndaj Cagliari dhe trajneri Thiago Motta e aktivizoi në minutën e 68. Në të 74-n, Manaj dërgoi topin në rrjetë.
Ky është goli i katërt i Manajt në këtë sezon të Serisë A.