Liverpool mban gjallë shpresat për titull në Premier Ligën angleze. Të kuqtë mposhtën 2-0 Brighton në sfidën e javës së 29-të, duke qëndruar me 3 pikë pas Manchester City kryesues.
Ekipi i drejtuar nga Jurgen Klop dominoi ndaj kundërshtarit, teksa gjeti rrjetën pas 19 minutash lojë me anë të Luis Diaz. Portugezi përfitoi nga një dalje e gabuar e portierit kundërshtarë dhe me kokë tundi rrjetën.
Me avantazhin minimal u mbyll pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, Muhamed Salah shndërroi në gol një penallti të fituar në minutën e 61-të për të vulosur fitoren e Liverpool në 2-0.
Fitorja e 20 në 28 javët e para të kampionatit anglez, teksa numëron 66 pikë në tabelën e renditjes, por një ndeshje më pak se citizens. Ndërkohë, Brighton pëson humbjen e pestë radhazi, teksa gjendet në mesin e tabelës së renditjes.