Miliarderi Elon Musk sfiduar Presidentin rus, Vladimir Putin, në dyluftim, për të “fituar” Ukrainën. Në një postim të çuditshëm në Twitter, Musk shkroi:
“Me anë të këtij mesazhi sfidoj Vladimir Putin në dyluftim. Fituesi merr Ukrainën!”.
Themeluesi i SpaceX dhe Tesla ka shprehur disa herë mbështetjen për Ukrainën. Sipas tij, sistemi i komunikimit Starlink, është i vetmi sistem jorus që punon ende në disa zona të Ukrainës që prej pushtimit nga Rusia më 24 shkurt.