Edi Ramës i vjen turp nga protesta e popullit të tij, a thua se në Shqipëri po zhvillohen protesta pro Rusisë si ato që pati në Serbi dhe Malin e Zi. Në daljen e sotme nga zyra e tij në ERTV, Rama tha se vetëm për rritjen e cmimeve s’duhej protestuar kundër qeverisë së tij.
“Reagim më të turpshëm, se reagimi në mbështetje të kësaj proteste s’ka pasur e s’do të ketë. Kundër kujt protestohet? Të gjitha vendet që po e përjetojnë me të njëjtin shqetësim kërcimin e çmimeve të energjisë, që këtu nuk po përjetohet këtu se nuk po paguajnë për rritjen e çmimit të energjisë.
Nuk ka dalë askush të protestojë kundër qeverisë së vet, çdo qeveri mund të ketë njëmijë e një arsye për të cilat duhet protestuar, por asnjë qeveri sot dhe e jona nuk është arsye për të protestuar për shkak të pasojave që ka sjellë në çmimet e shportës, karburantit dhe të tjerat, një luftë që nuk e ka nisur kjo qeveri dhe që nuk e ndal dot kjo qeveri.
Çlidhje ka qeveria e Shqipërisë me rritjen e çmimit të të gjitha produkteve në mënyrë lineare në gjithë botën.” tha Rama.