Nga sot deri më 21 mars, ulet në 203 lekë çmimi i naftës.
Është ky vendimi më i fundit i Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit, i publikuar në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama.
Një ditë më parë Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit vendosi të ulë në 211 lekë çmimin naftës dhe benzinës dhe 93 lekë për litër për gazin.