Japonia goditet nga një tërmet i fuqishëm, lëshohet alarmi për cunam

albnews
By
1 Min Read

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,3 goditi brigjet e Fukushimës në veri të Japonisë mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa autoritetet lëshuan edhe një paralajmërim për cunam.

Epiqendra e tërmetit ka qenë pranë zonës ku u regjistrua tërmeti i fuqishëm me magnitudë 9 i shkallës rihter 11 vite më parë.

Agjencia e paralajmërimit të cunameve njoftoi se dallgët mund të arrijnë deri në një metër në bregun e Miyagi dhe Fukushima-s.

Tërmeti i fundit është ndjerë në pjesën më të madhe të veriut dhe lindjes së Japonisë, deri në Tokio, ku ndërtesat u tronditën fuqishëm, ndërsa nuk ka raportime për të lënduar.

Share This Article