Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur publikisht reagimit të Ambasadës ruse në Tiranë, lidhur me deklaratën e tij se i ishte ofruar ryshfet për të “shtrirë” projektin e Gazprom në Shqipëri.
Lidhur me deklaraten time te djeshme per perpjekjet korruptive te Gaspromit prane meje per te sabotuar TAP, ambasada ruse ne Tirane ka reaguar sot duke pyetur: Sa leke kerkoi zoti Berisha qe Gazpromi nuk i mblodhi dot? Lidhur me kete reagim, tipik provokativ te stilit sovjetik te perfaqesuesve te diktatorit Putin, sqaroj publikun sa vijon! 1-Gazprom dhe qeveria ruse bene çfare kishin ne dore dhe perdoren te gjitha linjat korruptive te gazit te tyre per te bllokuar projektin e TAP. 2- Ne javen e pare te gushtit te vitit 2011 nje mik i imi biznesmen i njohur turk me solli nga presidenti i Gazprom mesazhin qe vijon: “ne rast se une do te hiqja dore nga projekti i TAP-it dhe te mbeshtesja projektin ITGI, i cili anashkalonte Shqiperine dhe kalonte ne trajektoren Turqi- Greqi-Itali dhe qe furnizohej kryesisht me gaz rus por dhe azer pala ruse ofronte: -ndertimin e nje gazsjellesi Igumenice-Vlore me mundesi shtrirje edhe deri ne Shkoder; -Investimin prej 4.1 miliarde dollare ne termocentrale te medha gazi ne Seman; -Keto do vendoseshin ne nje takim qe do zhvillohej midis meje dhe presidentit te Gaspromit. Oferta u refuzua prereas per arsye politike nga ana ime. Nuk pranova investimet e Gasprom se besoja, dhe koha me dha te drejte, se ato nuk ishin ne interes te vendit tim. Ju bete gjithshka qe TAP te mos behej dhe deshtuat! sb