Zyra e Jashtme dhe Commonwealth e Mbretërisë së Bashkuar ka mohuar të ketë pasur ndonjë kontakt me Marina Ovsyannikova, redaktore e cila organizoi një protestë kundër luftës gjatë nje edicioni të drejtpërdrejtë lajmesh në TV shtetëror rus.
“Ne nuk kemi qenë në kontakt me Ovsyannikova. Kjo është një tjetër gënjeshtër që shpërndahet nga makina e dezinformimit,” tha FCO.
Kirill Kleymenov, kreu i lajmeve në Channel One të Rusisë tha se gazetarja kishte folur me ambasadën britanike përpara protestës së saj.
Ovsyannikova i tha gazetës së pavarur ruse Novaya Gazeta se gjatë marrjes në pyetje mbi incidentin ajo ishte marrë në pyetje vazhdimisht për lidhjet e saj të supozuara me shërbimet sekrete të huaja.