ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Policia antikorrupsion e Ukrainës bastis shtëpinë e këshilltarit kryesor të Zelenskyt 10 minutes ago
Elbasani nderon Aqif Pashën, një nga firmëtarët e Pavarësisë 12 minutes ago
Shaip Kamberi: Zemrat tona rrahin më fort për lirinë 14 minutes ago
113-vjetori i Pavarësisë, krerët e shtetit në ceremoninë zyrtare të ngritjes së flamurit në Vlorë 15 minutes ago
Kjo është lista me 16 banorët e mundshëm të “Big Brother VIP Albania 5”  17 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Tërbohen studentët, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Miami Beach

albnews by albnews
22 March, 2022
in Bota
0
Tërbohen studentët, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Miami Beach
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Zyrtarët e qytezës turistike Miami Beach kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe kanë vendosur orë policore në qytet, për shkak të sjelljes së shfrenuar të studentëve që kalojnë atu pushimet e pranverës.

Çdo vit, qindra mijëra studentë nga universitetet amerikane zgjedhin shtetin e Floridës për të kaluar pushimet, duke “pushtuar” plazhet dhe pikat kryesore turistike. Vala e të rinjve që kërkonin diell, alkool dhe festa nuk u ndal as në vitet e pandemisë, për shkak se Florida gjithmonë refuzoi të vinte në zbatim masa të rrepta.

RelatedPosts

Policia antikorrupsion e Ukrainës bastis shtëpinë e këshilltarit kryesor të Zelenskyt

Kryeministri Orban vizitë në Rusi, takohet me Putinin

Gënjeu në CV, jep dorëheqjen ministri rumun i Mbrojtjes

Sipas kryebashkiakut Dan Gelber, ora policore nis të enjten pas mesnate dhe zgjat deri të hënën në orën 6 të mëngjesit. Ajo do të përsëritet edhe në fundjavën e ardhshme.

Vendimi u mor pas dy incidenteve me armë gjatë fundjavës së kaluar, ku mbetën të plagosur 5 vetë, në bulevardin e famshëm “Ocean Drive”. “Nëse doni të shihni si duket një kryebashkiak i inatosur, më shihni mua”, tha Gelber në një konferencë për mediat. “Është mbushur kupa, ajo që po shohim dhe ndjejmë është e papranueshme”. Autoritetet kanë anuluar edhe evenimentet e planifikuara, si koncerte apo aktivitete të tjera.

Shefi i policisë, Richard Clements, tha të hënën se që prej nisjes së sezonit të pushimeve në shkurt, 9 efektivë janë plagosur. Kryebashkiaku Gelber tha gjithashtu se përgjatë fundjavës së kaluar janë sekuestruar 100 pistoleta. Sipas autoriteteve lokale, këtë vit mendohet se 570 mijë studentë do të mbërrijnë në Florida.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Policia antikorrupsion e Ukrainës bastis shtëpinë e këshilltarit kryesor të Zelenskyt

Policia antikorrupsion e Ukrainës bastis shtëpinë e këshilltarit kryesor të Zelenskyt

28 November, 2025
Elbasani nderon Aqif Pashën, një nga firmëtarët e Pavarësisë

Elbasani nderon Aqif Pashën, një nga firmëtarët e Pavarësisë

28 November, 2025
Shaip Kamberi: Zemrat tona rrahin më fort për lirinë

Shaip Kamberi: Zemrat tona rrahin më fort për lirinë

28 November, 2025
113-vjetori i Pavarësisë, krerët e shtetit në ceremoninë zyrtare të ngritjes së flamurit në Vlorë

113-vjetori i Pavarësisë, krerët e shtetit në ceremoninë zyrtare të ngritjes së flamurit në Vlorë

28 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result