Këtë 22 mars, PD feston ditën e parë të Demokracisë, por e përçarë dhe pa kryetar. Enkelejd Alibeaj, kryetar i komanduar i PD, foli për gazetarët, duke u shprehur se bashkimi te vlerat është çelësi i të gjithë atyre që vuajnë sot peshën e madhe të diktaturës.
“Dita e sotme kujton të gjithë ata që 30 vite më parë votuan të bashkuar duke zgjedhur lirinë dhe demokracinë. Bashkimi te vlerat është çelësi i të gjithë atyre që vuajnë sot peshën e madhe të diktaturës.
Kjo është thirrja që buron nga zemra e çdo shqiptari, jo vetëm çdo demokrati dhe vetëm kësaj duhet t’i shërbejmë”, tha Alibeaj.