Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss ka zhvilluar një bisedë me ministrin e Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba rreth situatës së luftës në Ukrainë.
Gjithashtu gjatë kësaj Truss bën me dije se ka biseduar për planet e Britanisë për të rritur presionin ekonomik ndaj Rusisë.
“Ne diskutuam se si Mbretëria e Bashkuar me aleatët dhe partnerët e G7 do të rrisin presionin ekonomik kundër regjimit të Putin. Ne nuk do të ndalemi në misionin tonë për të ndërprerë fondet”, ka thënë Truss.