• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 10, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Rajoni
Gjermanisë po i pakësohet uji i pijshëm

Gjermanisë po i pakësohet uji i pijshëm

by albnews
23 March, 2022
in Rajoni
0
6
VIEWS

Evropa dhe Gjermania po rrezikohen gjithnjë e më shumë nga pakësimi i ujit të pijshëm. Sidomos niveli i ujërave nëntokësore po bie në mënyrë shqetësuese. Për të luftuar problemin nevojiten masa adekuate dhe një riorientim.

Dy të tretat e botës janë të mbuluara nga uji, por më pak se 3 për qind është i pijshëm. Përveç kësaj ai është i shpërndarë në mënyrë shumë të pabarabartë. Sidomos në shumë zona të Afrikës, Lindjes së Mesme, Amerikës Latine dhe Azisë ka mungesë dramatike të ujit.

Edhe Evropa po ndjen gjithnjë e më shumë rritjen e mungesës e ujit. Në shumë vende evropiane vitet e fundit ka rënë shumë pak shi, temperaturat janë rritur ndjeshëm dhe verat po bëhen gjithnjë e më të nxehta.

Si pasojë mungesa e ujit dhe thatësira po kërcënojnë pjesë të mëdha të Evropës. Sipas Copernicus Climate Change Service, periudha e thatë do të vazhdojë të përhapet nga Evropa Lindore në të gjithë kontinentin, jo dikur në të ardhmen e largët por tani.

Humbje e frikshme e ujit edhe në Gjermani

Gjermania, e cila tradicionalisht është e pasur me ujë, po thahet gjithnjë e më shumë. Këtë e tregojnë të dhënat aktuale nga satelitët Grace, të cilat drejtori i Global Institute for Water Security në Universitetin e Saskatoon, Jay Famiglietti i ka shqyrtuar me porosi të NASA-s dhe Qendrës Gjermane të Hapësirës Ajrore.

 “Humbja e ujit në Gjermani është rreth 2.5 gigaton ose kilometra kub në vit. Kjo e bën atë një nga rajonet me humbjet më të larta të ujit në botë”, thotë Famiglietti.

Meqenëse uji në vetëdijen e gjermanëve ka qenë gjithmonë i mjaftueshëm, Famiglietti e ilustron humbjen e madhe të ujit me liqenin më të madh gjerman, me të cilin kufizohen edhe Austria dhe Zvicra.

 “Thënë me gjuhë të thjeshtë: për 20 vjet Gjermania ka humbur ujë në sasinë e Liqenit të Konstancës. Është jashtëzakonisht shumë ujë”, shton ai.

Vetëm ditët e shirave nuk mjaftojnë

Ulja drastike e ujit në Gjermani nuk reflektohet vetëm në rënien e niveleve të përrenjve dhe lumenjve. Ajo bëhet e dallueshme dhe nga pakësimi i lagështisë së tokës, që ka rëndësi sidomos për bujqësinë dhe pyjet. Sigurisht, lagështia e tokës ndryshon shumë në varësi të faktit, nëse ka rënë vazhdimisht shi apo ka qenë një periudhë e gjatë thatësie.

 “Por kush mendon se disa ditë me shi të dendur do ta rregullojnë gjendjen, e ka gabim: Edhe nëse për një kohë të gjatë bie shi i madh, gjithnjë e më pak ujë arrin në rezervuarët e ujërave nëntokësorë”, thotë Famiglietti.

Sepse duhen shumë muaj, që uji i shiut të hyjë nga sipërfaqja e tokës përmes shtresave të ndryshme të tokës dhe shkëmbinjve, dhe që damarët nëntokësorë ujorë të jenë mbushur sërish pas një periudhe të gjatë thatësie.

Graviteti i tokës jep shpjegim

Gjendja e rezervuarëve të ujërave nëntokësore matet nga satelitët GRACE-FO (Gravity Recovery and Climate Experiment Follow On), të cilët masin prej 20 vjetësh luhatjet e gravitetit të tokës, që ndryshon nga përmbajtja e ndryshme e ujit.

Ndërsa malet dhe fundi i detit ndryshojnë fare pak, zhvendosja e sasive të mëdha të ujit përmes avullimit, reshjeve, apo rrjedhjes në det ofron të dhëna të dobishme, që studiuesit mund t’i krahasojnë më pas me rezultatet e matjeve të mëparshme nga misioni GRACE dhe me të dhënat e stacioneve tokësore.

 “Vlerësimi i të dhënave tregon tendencën negative”, thekson Famiglietti nga Global Institute for Water Security.

Përgjegjës për rritjen e mungesës së ujit, nuk është vetëm ndryshimi i klimës. Sigurisht që rritja e temperaturave shkakton rritjen e avullimit. Edhe përdorimi i pakujdesshëm i ujit në shumë vende do të shtojë mungesën e tij.

Sepse edhe pse uji po bëhet gjithnjë e më i pakët, konsumi prej vitesh po shtohet. Nga njëra anë në familjet private e mbi të gjitha në industri dhe në bujqësinë intensive. Sidomos në verërat shumë të thata të viteve të fundit bujqësia ka ujitur gjithnjë e më shpesh, meqë bimët në fusha po thaheshin. Në disa rajone kjo ka shkaktuar vështirësi të konsiderueshme me furnizimin me ujë.

Masat e nevojshme

Ne mund t’i kundërvihemi mungesës së ujit, për shembull, përmes kulturave bimore më ekonomike, konsumit më të vetëdijshëm apo menaxhimit efektiv të ujit.

Ka shumë ide dhe zgjidhje. Për shembull, toka nuk duhet të “mbyllet e vuloset” kudo, ashtu si ndodh në shumë qytete: uji duhet të jetë në gjendje të depërtojë, në mënyrë që niveli i ujërave nëntokësore të rikuperohet.

Bujqësia mund të ujitë në mënyrë më selektive dhe të ndotë më pak ujin me plehra. Përrenjtë dhe lumenjtë, të cilët janë drejtuar, mund të natyralizohen përsëri, në mënyrë që uji të mos kullojë shumë shpejt, por të mund të depërtojë gradualisht poshtë. Ujërat e zeza ose uji i kripur mund të përpunohen në ujë të përdorshëm.

Për të gjitha këto opsione në luftën kundër mungesës së ujit ekspertët do të diskutojnë nga data 21-26 mars 2022 në Forumin e 9-të Botëror të Ujit. Ai zhvillohet në Dakar, kryeqyteti i Senegalit, dhe kështu për herë të parë në Afrikën Perëndimore. Në një zonë ku njerëzit ndjejnë prej kohësh pasojat dramatike të mungesës së ujit. /Deutsche Welle

Previous Post

101-vjeçari bëhet me diplomë të shkollës së mesme

Next Post

New York Times paralajmëron prapë: Lufta nukleare, e mundshme

albnews

albnews

Related Posts

Socialdemokratë në Parlamentin Europian kërkojnë ndërprerjen e negociatave të anëtarësimit të Serbisë
Rajoni

Socialdemokratë në Parlamentin Europian kërkojnë ndërprerjen e negociatave të anëtarësimit të Serbisë

8 May, 2025
Kërkesa e studentëve në Serbi për zgjedhje të parakohshme, provë për pushtetin dhe opozitën
Rajoni

Kërkesa e studentëve në Serbi për zgjedhje të parakohshme, provë për pushtetin dhe opozitën

7 May, 2025
Greqia në krizë për punëtorët e turizmit, mbi 80 mijë vende pune bosh
Rajoni

Greqia në krizë për punëtorët e turizmit, mbi 80 mijë vende pune bosh

5 May, 2025
Next Post
New York Times paralajmëron prapë: Lufta nukleare, e mundshme

New York Times paralajmëron prapë: Lufta nukleare, e mundshme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

10 May, 2025
Kurti për moskonstituimin e Kuvendit e fajëson opozitën: Zgjedhjet mund të përsëriten, por…

Kurti për moskonstituimin e Kuvendit e fajëson opozitën: Zgjedhjet mund të përsëriten, por…

10 May, 2025
Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE

Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE

9 May, 2025
Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë

Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë

9 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4669 shares
    Share 1868 Tweet 1167
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2377 shares
    Share 951 Tweet 594
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1857 shares
    Share 743 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1806 shares
    Share 722 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM