Festa e organizuar me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të Gruas” në datën 13 mars 2022 ishte një event i gëzueshëm i cili bëri bashke shqiptarë nga të gjitha trevat shqipfolëse dhe jo vetëm…
Festa u hap nga kryetari i shoqatës z. Ilir Kuqi, i cili falenderoi pjesmarrësit duke I kujtuar që kjo ditë është e rëndësishme për shqiptarët e Kalgarit jo vetëm sepse po mblidhemi pas dy vitesh pandemie, por sepse kete here po e festojmë ditën e gruas të gjithe se bashku.
Më pas z. Kuqi ftoi publikun që të ndiqte një video prezantuese në lidhje me rëndësinë e datës 8 mars, datë e cila përkujton arritjet kukturore, social-ekonomike dhe politike të grave kudo nëpër botë si edhe përmend disa nga gratë shqiptare më me ndikim të së shkuarës dhe të tashmes në fusha të ndryshme, ku ne fund të kësaj video me qëllim ishte përmendur edhe Profesore Doktore Adriana Fishta Bejko e cila u emocionua nga kjo surprize.
Më pas z. Kuqi ftoi profesoreshë Adrianën t’i bashkohej në skenë pasi e vlerësoi në emër të shoqatës dhe komunitetit si Anëtare Nderi e Komunitetit. Profesore Adriana e cila mban aktualisht postin e drejtores se shkollës “Foleja e Shqiponjave” ka bërë përpjekje të pafundme, ka frymëzuar dhe udhëzuar stafin e shkollës dhe bordin e shoqatës për mbarëvajtjen e shkollës dhe cilësinë e mësimdhënies.
Më pas nisi muzika, vallet, gëzimi, lojrat, ku fituesit morën nga një gift card përkatësisht nga “Broken Plate Kitchen & Bar”, “European Bakery & Del” dhe “Wisp Boutique & Sallon” të cilat I falenderojmë respektivisht.
Një moment domethënës ishte organizimi i vënies në ankand të dy posterave të krijuara nga fëmijët e Folesë së Shqiponjave, përkatësisht një kurorë me shenjat e duarve të femijëve që bëjnë simbolin e shqiponjës dhe posteri i flamurit të Kosovës ku shenjat e duarve të fëmijevë të vegjël rrethonin hartën e Kosovës në mes.
Ofertat më të larta në këtë ankand të krijuar në mënyrë spontane për të dy posterat përkatësisht i dhanë z. Agron Miloti dhe z. Shaqir Duraj nga 1000 dollarë secili. Bordi i Shoqatës dhe stafi i shkollës “Foleja e Shqiponjave” i falenderojnë përzemërsisht dhe i ftojnë të marrin krijimet domethënëse të fëmijëve pranë ambjenteve të shkollës.