Rusia është e shqetësuar nga komentet e Presidentit amerikan Joe Biden mbi homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të hënën se Rusia është e alarmuar nga deklarata e Biden, se “Putin nuk duhet të qëndrojë më në pushtet”, pavarësisht se Shtëpia e Bardhë i hodhi ujë zjarrit duke thënë se thirrja e Biden nuk ishte aspak për ndryshimin e regjimit.
“Se kush e udhëheq Rusinë, nuk është në dorën e Biden për ta vendosur. Deklarata të tilla janë shumë shqetësuese”, tha Peskov në një konferencë për mediat.
“Ne do të vazhdojmë të monitorojmë komentet e Joe Biden dhe i mbajmë shënim me kujdes”, shtoi Peskov.