Rusia po përgatitet për të ndaluar hyrjen në territorin e saj të shtetasve nga vende ‘jomiqësore’, raporton ‘Reuters’.
Në këtë listë ku bën pjesë dhe Shqipëria, janë të gjitha vendet e BE-së, SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar.
Gjatë një fjalimi televiziv ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov tha po hartohet një dekret presidencial për këtë qëllim.
Sipas tij, do të ketë heqje të vizave për veprime jo miqësore për një numër vendesh.
Ai theksoi se ndalimi nuk do të jetë kategorik, pasi dekreti do të përcaktojë kufizime për të hyrë në Rusi pa shpjeguar qëllimin e vizitës.
Rusia ka zgjeruar listën e vendeve ‘jomiqësore’ pas sanksioneve të vendosura nga Perëndimi ndaj Moskës pas pushtimit të Ukrainës.