Përfaqësuesja e Kosovës ka rikthyer shkëlqimin e humbur, pasi ka bindur me lojë dhe gjithçka tjetër në dy ndeshjet e fundit miqësore apo të parat në drejtimin e përzgjedhësit të ri, Bernard Challandes.
“Dardanët” patën një vit relativisht të dobët më 2021, pasi nën drejtimin e zviceranit Challandes, humben shkëlqimin dhe ishin larg skuadër që pritej të ishte garuese.
Përfaqësuesja e Kosovës në 14 ndeshje gjatë vitit të kaluar (dy të fundit nën drejtimin e Primoz Gliha), humbi gjysmën apo shtatë, barazuan dy dhe fituan pesë.
Fitoret erdhën ndaj Lituanisë, San Marinos, Maltës, Gambisë dhe Gjeorgjisë, ndërsa barazuan me Greqinë në dy ndeshje.
Në anën tjetër, Kosova humbi dy herë nga Suedia dhe Spanja, si dhe nga një herë u mposht nga Guinea, Gjeorgjia dhe Jordani, shkruan Telegrafi.
Rezultatet e Challandes gjatë vitit 2021
Megjithatë, ajo çfarë ishte më shqetësuese ishte se Kosova nuk arriti të ishte garuese në ndeshjet zyrtare kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022”, duke mbyllur Grupin B në vendin e fundit dhe me vetëm pesë pikë.
Deshtimi në kualifikimet e Kupës së Botës bën që Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) të mendoj seriozisht për ndryshime, pasi ato ishin më se të nevojshme.
Ndryshimet filluan me shkarkimin e Challandes më 13 tetor dhe më 23 shkurt të këtij viti në vend të tij erdhi përzgjedhësi i ri, francezi i njohur Alain Giresse.
Me ardhjen e Giresse në krye të “Dardanëve”, si duket ka ardhur edhe një atmosferë e re, energji e re dhe ekipi po tregon një fytyrë krejtësisht tjetër për dallim nga ajo e vitit të fundit të Challandes.
Indikatori më i mirë janë dy ndeshjet e fundit të Kosovës, apo dy të parat të Giresse në krye të ekipit përfaqësues të zhvilluara këtë muaj.
Në ndeshjen e parë në Prishtina, Kosova e Giresse mposhti me rezultat të thellë 5-0 Burkina Fason, duke treguar lojë të matur, të shpejtë, shumë agresive dhe tepër konkrete në konkretizimin e rasteve, edhe pse formacioni ishte thuajse i përgjysmuar me shumë mungesa dhe disa vendime taktike të trajnerit, i cili u ruajti ‘senatorët’ për ndeshjen e dytë.
E tillë ishte edhe ndeshje e dytë, e zhvilluar mbrëmë (e martë) në Cyrih, ku Kosova bëri paraqitje dinjitoze, duke qenë e barabartë me një Përfaqësueses të respektuar evropiane si Zvicra, ku barazuan me rezultat 1-1, dhe ishim të parët që kaluam në epërsi.
Këto dy paraqitje me Giresse, natyrshëm na bëjnë të besojmë në një rikthim shkëlqimi të Kosovës dhe një fytyre të re të ekipit përfaqësueses.
Megjithatë, muaji qershor pritet të tregojë ‘të vërteten’ e ndryshimit dhe ‘ringjalljen’ e ekipit të Kosovës nën drejtimin e përzgjedhësit të ri francez, pasi edhe Challandes kishte nisur ‘epoken’ e tij pozitivisht me tri fitore në tri miqësoret e para.
Në qershor fillojnë ndeshjet e Ligës së Kosovës ku “Dardanët” bëjnë pjesë në Grupi 2 të Ligës C, së bashku me Irlandën e Veriut, Greqinë dhe Qipron.
Ndeshja e parë e këtij grupi zhvillohet pikërisht ndaj Qipros dhe Kosovës më 2 qershor, ndërsa me 6 qershor e pret Greqinë dhe më 9 qershor Irlandën Veriore. /Telegrafi.com