Rusia godet me raketat ‘Iskander’ Odesën, ka viktima

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Raketa ruse të tipit Iskander, të lëshuara nga Krimea, kanë rënë në rajonin e Odesës këtë të premte.

Këtë e konfirmoi shefi i administratë ushtarake të zonës, Maksym Marchenko, i cili konfirmoi gjithashtu se ka edhe viktima nga ky sulm.

Rusia ka ngritur baza ushtarake në Krime që prej vitit 2014, kur ia aneksoi Ukrainës gadishullin. Odesa është qyteti më i madh port i Ukrainës dhe një objektiv strategjik për Rusinë, që kërkon t’i heqë vendit fqinj daljen në Detin e Zi, për të bllokuar rrugët detare.

Ndërkohë, Ukraina thotë se ka rimarrë kontrollin e qytetit Bucha, pranë Kievit. Kryebashkiaku Anatolii Fedoruk tha se të premten qyteti ishte çliruar nga pushtuesit rusë.

“Kjo është një ditë lumturie për ushtrinë e Ukrainës, presim fitore të tjera në të gjithë vendin”, tha Fedoruk.

Share This Article