Aktivistët për klimën bllokojnë terminalet e naftës në Britani, disa të arrestuar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qindra protestues të ndryshimeve klimatike bllokuan terminalet e naftës në të gjithë Britaninë ku disa mbështetës u ngjitën në majë të cisternave të naftës, si pjesë e fushatës së tyre për të detyruar qeverinë t’i japë fund mbështetjes së saj te karburantet fosile.

Grupi Extinction Rebellion shkaktoi një kaos trafiku ku bllokuan një rrugë hyrëse dhe vendosën një pankartë në një depo nafte ku thuhej: “Tani jepni fund karburantit fosil“.

Autoritetet arrestuan 6 persona pasi shkaktuan disa incidente në lindje të Londrës. Protestat vijnë disa ditë përpara publikimit të strategjisë së re të qeverisë për energjinë, e cila pritet të rrisë furnizimet e saj të brendshme në një përpjekje për të mbrojtur Britaninë nga rritja e çmimeve të shkaktuar nga agresioni i Rusisë në Ukrainë.

Aktivistët për klimën kërkojnë një përgjigje urgjente jo vetëm nga qeveria britanike por nga e gjithë bota për të hartuar plane që të shmanget ngrohja globale në mënyrë që të shmangen skenarët e këqinj.

Britania është zotuar të arrijë një objektiv zero për emetimet e karbonit deri në vitin 2050. Megjithatë, këto plane janë vënë nën presion pas krizës në Ukrainë, me qeverinë që tha se do të rrisë prodhimin vendas të naftës dhe gazit pasi njoftoi se do të heqë gradualisht importet e naftës ruse deri në fund të vitit 2022.

Share This Article