Ushtria ruse konfirmon sulmin në depon e karburantit në Odesa

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rusia ka marrë përsipër sulmin ndaj rafinerisë së naftës në Odesa. Ministria ruse e mbrojtjes ka konfirmuar sulmin ndaj rafinerisë së naftës dhe objekteve të magazinimit të karburantit në qytetin port kyç të Ukrainës, i cili është kursyer kryesisht nga masa e plotë e sulmeve ruse që nga fillimi i pushtimit në shkurt.

“Këtë mëngjes, raketat me preçizion të lartë me bazë deti dhe ajri shkatërruan një rafineri nafte dhe tre depo për karburant dhe lubrifikantë pranë qytetit të Odesas, nga të cilat karburanti u furnizua grupit të trupave ukrainase në drejtimin e Mykolaiv”, thuhet në deklaratë.

Kryebashkiaku i Odesa-s, Hennadii Trukhanov tha se nuk pati viktima nga sulmi.

“Sot pushtuesit goditën objektet kritike të infrastrukturës së Odesës me raketa,” tha Trukhanov në fjalimet televizive. “Ka zjarr, ka tym. Fatmirësisht, nuk ka viktima. Vetëm ndërtesat janë dëmtuar. Situata është nën kontroll”, theksoi ai i cili shtoi se ndërtesat civile dhe shtëpitë private u dëmtuan në sulm.

Share This Article