Një makinë Volkswagen Golf Country që u prodhuar në vitin 1992, është shfaqur në një shtëpi të ankandeve ku shiten ekskluzivisht vetura të përdorura.
Ky Golf Country është i bazuar në versionin me pesë dyer të gjeneratës së dytë të Volkswagen Golf, që u prodhua nga 1984 e deri më 1993 si prodhim zyrtar i VW, por në fakt atë e prodhoi kompania Steyr-Daimler-Puch në Austri.
Për këtë model motori është 4×4 nga Golf Syncro, dhe brenda tij janë bërë disa modifikime.
Një grup i përzgjedhur i punonjësve të Volkswagen që punuan në projekt, kanë mundur ta blejnë një nga 50 modelet Country GTI me motor 1.8 litërsh që e vente në lëvizje edhe një GTI të rëndomtë.
Pikërisht ky motor e vë në lëvizje Golf Country që aktualisht po shitet, dhe që është paksa më ndryshe nga shumica e modeleve Country.
Fjala është për një nga 558 njësive të Chrome Edition që u pajisen me pjesë më cilësore dhe ishin të veshur me lëkurë ngjyrë kafe.
Kjo veturë është në gjendje të përkryer, pasi deri më tani ka pasur vetëm një pronar – ka vetëm 7.400 kilometra të kaluara që nga regjistrimi i parë në vitin 1992.
Për këtë Volkswagen Golf Country duhet ndarë 50 mijë euro kushdo që ëndërron ta ketë në garazh.