Shaip Kamberi thotë se pavarësisht 9644 votave të marra në zgjedhjet parlamentare në Serbi, mandati i tij në Kuvendin e Serbisë nuk është i sigurt. Ai kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Luginën e Preshevës, për shkak të parregullsive që janë kryer, sipas tij.
“Zgjedhjet e fundit në Serbi të datës 3 prill u karakterizuan me pjesëmarrje të ulët të votuesve shqiptarë.
Pasivizimi i vendbanimeve të shqiptarëve që rezultoi me shlyerjen e tyre nga listat zgjedhore deligjitimoi procesin zgjedhor, sidomos në Luginën e Preshevës. Shumë shqiptarëve i është pamundësuar e drejta elementare. E drejta për të votuar. Kjo e bën procesin zgjedhor jodemokratik. Zgjedhjet jo të lira.
Prandaj zgjedhjet duhen të përsëriten në Luginën e Preshevës, duke zgjidhur paraprakisht çështjen e mohimit të së drejtës për të votuar për çdo qytetar te të Luginës së Preshevës. Me gjithë votat e marra ato akoma nuk janë garanci për të fituar një mandat”, tha Kamberi në një postim në Facebook.