Holanda gjen zëvendësues për Van Gaal, trajneri i ri merr drejtimin pas Botërorit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ronald Koeman ka pranuar të zëvendësoj trajnerin Louis Van Gaal në kombëtaren holandeze. Pesë muaj pas shkarkimit nga Barcelona, Federata Holandeze e futbollit i propozoi trajnerit 59-vjeçar të marrë drejtimin e skuadrës vetëm pas Kupës së Botës Katar 2022.

Kontrata e re hyn në fuqi që nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Koeman nuk është një emër i panjohur për kombëtaren e tulipanëve pasi etapa e parë e tij me skuadrën holandeze ishte pozitive. Në dy vite në krye të bankinës nga viti 2018 deri në vitin 2020, ai arriti në finalen e Ligës së Kombeve edhe pse në fund u mposht nga Portugalia me rezultat minimal 1-0.

Një ditë më parë, Van Gaal bëri publike se vuan prej kohësh një formë agresive të kancerit të prostatës. 70-vjeçari që pritet të drejtojë kombëtaren e Holandës dhe në Kupës e Botës Katar 2022, zbuloi në një intervistë se i është nënshtruar dhe terapive intensive për kurimin e sëmundjes. Tekniku nuk i kishte thënë lojtarëve për gjendjen e tij shëndetësore me idenë se situata e tij do të përmirësohej.

Share This Article