ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Holanda për herë të parë ka më shumë të moshuar sesa të rinj 5 minutes ago
Trump urdhëron bllokadë totale të cisternave të naftës nga Venezuela 7 minutes ago
Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë 8 minutes ago
Konkurrenca godet koordinimin e çmimeve në tregjet e fruta-perimeve 12 minutes ago
AKSH-i grup i strukturuar kriminal 14 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

Rituali i vizitave në Tiranë, Rama vëllai i madh i opozitës së Albin Kurtit

albnews by albnews
7 April, 2022
in Kosova, Opinion
0
Rituali i vizitave në Tiranë, Rama vëllai i madh i opozitës së Albin Kurtit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Albioneta Ademi

Së fundmi, kur dikush mund të ketë hamendësuar se ku është opozita, ka pasur shumë të ngjarë që ndonjëri nga liderët e partive opozitare, të lajmërohej nga zyra e Edi Ramës.

RelatedPosts

BE nis heqjen e disa masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Partitë politike në Kosovë nisin sot zyrtarisht fushatën

“Ushtria po kalon në një fazë tjetër zhvillimi”/ Kosova nënshkruan marrëveshjen për blerjen e sistemeve të artilerisë HUMVEE Hawkeye nga prodhuesi amerikan

Vizita e fundit në zyrën e Kryeministrit Edi Rama ishte më e komentuara në media dhe opinionin publik kosovar. Dukej se pakkush kishte pritur që Ramush Haradinaj do t’i linte prapa përplasjet e ashpra me Ramën dhe padinë që ky i kishte ngritur, e ta takonte. Por, kreu i AAK-së nuk e prishi rendin. Shkoi te Rama, pasi delegacionet e PDK-së dhe LDK-së më parë e kishin kryer ritualin në Tiranë.

Rama në fakt po i pret në zyrën e tij liderët e partive opozitare kosovare me rend, siç janë në KQZ të rënditura nga zgjedhjet e fundit.

Të parin, në shkurt, e takoi kreun e PDK-së, Memli Krasniqin, i cili po shoqërohej me nënkryetarën Vlora Citaku, Uran Ismailin e Abelard Tahirin. Raportohej se ky takim po mbahej me ftesë të Kryeministrit Rama.

Për takimin, Krasniqi shkruante se me Ramën “Të dy u pajtuam për nevojën e një dinamike të re politike në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, për të përshpejtuar proceset dhe marrëveshjet e dakorduara më parë”.

Një muaj më vonë, në mars, me ftesë të Kryeministrit Rama një delagcion i LDK-së shkoi në Tiranë.

Publikun e njoftoi me takimin kryeministri Rama, i cili Abdixhikun e quajti “kryetar reformator” i LDK-së.

Kreu i LDK-së mbi albumin e fotografive të shumta nga takimi shkruante se “Takimet me Kryeministrin shqiptar janë gjithnjë të veçanta. Edhe ky i sotmi s’ishte më ndryshe”.

Abdixhiku kishte bërë edhe një “tur” në mjedisin e vendit të punës së Ramës, e cila shpesh është komentuar për jozakonshmërinë e një zyreje të një Kryeministri.

Nga një postim që kreu i LDK-së kishte bërë në Twitter, linte të kuptohej se gjatë takimit me Kryeministrin kanë folur edhe për futboll.  Të dy janë tifozë të ekipeve rivale italiane dhe Abdixhiku po në fotografinë me Ramën po shkruante se kampion i Italisë këtë vit bëhet ekipi që ai mbështet, Milani. Rama është deklaruar tifoz i Juventusit.

Kryeministri i Shqipërisë, së fundmi, sa herë që ka vizituar zyrtarisht Prishtinën, nuk është kthyer për andej pa shkuar në selitë e të gjitha partive kryesore që s’janë në pushtet. Prej PDK-së deri te Nisma e Fatmir Limajt.

Rama historikisht ka pasur raporte jo të këqija me opozitarët kosovarë, derisa ata janë kthyer në pushtetarë. Kështu ka ndodhur me Haradinajn, mes të cilëve përshkallëzoi situata derisa të dy ishin Kryeministra. Epilogu i përplasjeve intensive mes Ramës e Haradinajt ishte një padi e kryeministrit shqiptar ndaj tani ish-kryeministrit të Kosovës.

Edhe me Kurtin nisën përplasjet për Minishengenin, sapo të dy liderët e majtë shqiptarë, u bën homologë në krye të Qeverive.

Kur Kurti i fitoi zgjedhjet e para, dukej se akoma po e ndiqte hija e opozitarit të këndëshëm për Ramën. Takimi i parë i Kurtit si fitues në Kosovë dhe Kryeministrit shqiptar, në Tiranë, kishte zgjatur me orë të tëra. Kishin pasur një pushim mes artistësh. Këto i tregonte Rama me një status në Facebook.

“Në mes të një bashkëbisedimi të gjatë prej disa orësh me Albinin, ku hapëm shumë tema të bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të dy qeverive, patëm një moment pushimi të veçantë, me autorët kosovarë dhe aktorin e madh Gerard Depardieu, të cilët po xhirojnë në Shqipëri filmin “Unë dhe Millosheviçi”, shkruante Rama për takimin.

Kjo ishte një rikonfirmim se atyre vazhdon t’ju shkojë muhabeti, edhe pse viteve të fundit Rama kishte partnerin e tij kryesor në politikën kosovare, ish-Presidentin Thaçi. Me gjithë “aftësitë”, dikush zor që mund t’i kishte njësoj miq edhe Thaçin edhe Kurtin. Rama s’po e arrinte këtë dhe ishte raportuar për ftohje të raporteve mes tij dhe liderit opozitar kosovar.

Takimet e tjera, tani zyrtare mes dy kryeministrash, nuk kalonin pa shprehur qëndrimet e kundërta që Rama e Kurti i kishin, kryesisht për Minishengenin, që tani është emëruar “Open Balkan”.

Kurti e kundërshton nismën e Ramës me Serbinë, ndërsa Rama shprehet se nuk e kupton kundërshtinë e liderëve të Kosovës për një “Ballkan të Hapur”.

Në takimet e fundit mes Ramës dhe Kurtit, duket se dy Kryeministrat janë pajtuar se nuk pajtohen për “Ballkanin e Hapur” dhe nga to nuk ka dalë ndonjë përplasje që do të merrte vëmendje për përçarje mes dy liderëve. /Express/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Holanda për herë të parë ka më shumë të moshuar sesa të rinj

Holanda për herë të parë ka më shumë të moshuar sesa të rinj

17 December, 2025
Trump urdhëron bllokadë totale të cisternave të naftës nga Venezuela

Trump urdhëron bllokadë totale të cisternave të naftës nga Venezuela

17 December, 2025
Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë

Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë

17 December, 2025
Konkurrenca godet koordinimin e çmimeve në tregjet e fruta-perimeve

Konkurrenca godet koordinimin e çmimeve në tregjet e fruta-perimeve

17 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result