Forcat speciale britanike do të marrin në përdorim mitralozin më vdekjeprurës të ndërtuar ndonjëherë nga dora e njeriut.
Njësitë e forcave speciale ajrore (SAS) dhe atyre detare (SBS) po pajisen nga qeveria britanike me “mikropushkën” XM556, praktikisht një mitraloz në miniaturë, që është në gjendje të lëshojë 8000 plumba për një minutë.
I pagëzuar si “arma që krijon vejusha” nga ushtarët, kjo armë do të vendoset në çdo mjet ushtarak të forcave SAS, dhe do të përdoret në rast luftimesh të drejtpërdrejta.
Mediat britanike raportojnë se efektivët e forcave speciale e kanë mirëpritur këtë vendim, pasi, sipas tyre, kjo është arma perfekte për t’u mbrojtur nga pritat, duke qenë se lëshon mbi 130 plumba në sekondë.