Merkel: Nuk do të kundërshtojmë një shtyrje të Brexit-it

albnews
By
1 Min Read

Gjermania nuk do të kundërshtojë një shtyrje të datës së Brexit-it, njoftoi sot zëdhënësi i kancelares gjermane, Angela Merkel, pas thirrjes së presidentit të Këshillit Evropian për të pranuar një masë të tillë.

“Kërkesa për shtyrjen e tretë të datës për daljen e Britanisë së Madhe nga BE, parashikuar në parim më 31 tetor , nuk do të dështojë për shkak të Gjermanisë”, deklaroi për shtypin, Steffen Seibert./ATSH/

Share This Article